Maqedoni tenton t’i joshë policët në Pejë me 5 euro, arrestohet

Drejtoria e Policisë Rajonale në Pejë thotë se policët e kishin ndalur një ngasës të kamionit në fshatin Zahaq dhe ai, në tentim për t’iu shmangur kontrollit, u ka ofruar policëve 5 euro ryshfet.

Lajme

28/02/2014 15:23

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të tentim-dhënies së ryshfetit nga ana e një vozitësi të një kamioni me tagra maqedone për zyrtarët policorë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Pejë thuhet se policët e kishin ndalur një ngasës të kamionit në fshatin Zahaq dhe ai, në tentim për t’iu shmangur kontrollit, u ka ofruar policëve 5 euro ryshfet.

“Në fshatin Zahaq, komuna Pejë , gjatë një kontrollimi ka ndaluar ngasësin e kamionit “Daf” me targa VE 991 VG i regjistruar ne emër ‘ RIVE SHPED ’ me seli në Bogdanovci, Velles,  Republika Maqedonisë,  dhe në mënyrë që të mos i shqiptojnë gjobë për tejkalimin e shpejtësisë, zyrtarëve policor iu ka ofruar ryshfet në vlerë prej 5 euro”.

“Patrulla e trafikut e ka arrestuar të dyshimtin , shtetas të Maqedonisë , Zhivko P.(1951) , me ç’rast janë informuar hetuesit e këtij njësiti të cilët janë përgjigjur në rast,kanë informuar Prokurorin  e Shtetit në Pejë dhe intervistuar të dyshimtin”.

“Pas intervistimit me urdhër të PPK’së në Pejë, është liruar i dyshimti, por është urdhëruar që të paraqitet në Gjykatën Themelore në Pejë për të vazhduar me procedurë të mëtejme. Rasti është dërguar në PPK”, thuhet në komunikatën e Policisë.