Maqedoni, “Përkrahim ligjin për gjuhën, edhe pse nuk e zyrtarizon Shqipen” – Lajmi.net
Maqedoni, “Përkrahim ligjin për gjuhën, edhe pse nuk e zyrtarizon Shqipen”
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 17:55, 11 January 2018
Lëvizja Besa ka përkrahur Ligjin për përdorimin e gjuhëve, edhe pse me këtë ligj nuk zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe”. Kështu deklaroi sot deputeti Fadil Zendeli pas sjelljes së Ligjit për gjuhë.

Ai shtoi se ligji në fjalë u mbështet dhe u votua. “Ne si grup parlamentar më herët deklaruam se do ta përkrahim këtë ligj dhe sot votuam, siç votuam edhe në leximin e parë, por kemi vërejtje për të. Vlerësojmë se me këtë ligj nuk zyrtarizohet gjuha shqipe, por ka vetëm avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore”, tha Zendeli.

Zendeli paralajmëroi se deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie do të veprojnë të bashkuar, si deri më tani, në pajtim me platformën, programin dhe statutin e partisë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO