Maqedoni: Lëndohen dy minatorë në minierën e Toranicës

V.M. (41) nga fshati Duraçka Reka dhe N.S. (40) nga Kriva Pallanka, minatorë në minierën Toranicë afër Kriva Pallankës janë lënduar dje nga rrëshqitja e dheut gjatë minimit të një miniere.

Lajme

26/10/2018 12:38

Siç kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 14:40 në Shtëpinë e shëndetit në Kriva Pallankë që të dy janë sjellë për dhënie të ndihmës mjekësore, njofton AlsatM, përcjell Klan Kosova.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e shërbimeve të policisë, inspektorëve të punës, një inspektori shtetëror të minierave dhe një përfaqësuesi të minierës.