Maqedoni, kriza politike largon turistët dhe investitorët e huaj

Ngjarja që ndodhi në Kumanovë dhe kriza politika që ka përfshirë Maqedoninë ka nisur të japë efektet e para negative.

Lajme

24/05/2015 09:42

Në Strugë dhe Ohër turistët kanë nisur të anulojnë rezervimet që kishin bërë në hotelet e këtyre dy caqeve turistike.

Si duket, kjo do të jetë fatale për ekonominë e vendit. Biznesmenë dhe njohës të kësaj fushe kanë paralajmëruar edhe pushtetin për efektet negative.

Përveç kësaj, ekspertët thonë se shumë shpejt do të shihen edhe efektet në rënien e investimeve të huaja dhe uljen e konsumit personal.

Përfaqësuesit e tri dhomave të tregtisë në Maqedoni kanë bërë thirrje ndaj përfaqësuesve politikë për zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike, për të shpëtuar ekonominë e vendit, që sipas tyre po rrezikon të falimentojë. /Top Channel/