Maqedoni: Konfiskohen drogë, armë dhe para – Lajmi.net
Maqedoni: Konfiskohen drogë, armë dhe para
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 19:45, 19 March 2017
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) sot njoftoi se gjatë aksionit për shkatërrimin e grupit të organizuar kriminal i cili është marrë me shitjen e drogës, janë konfiskuar rreth 700 gramë heroinë, 250 gramë kokainë, mes 8 dhe 10 kilogramë marihuanë, 570 tableta ekstazë, para, etj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni është zbatuar në lokacionet në Prilep, Manastir dhe Shkup, ku janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa për dy persona që janë në arrati vazhdojnë kërkimet.

Kallëzim penal është parashtruar kundër D.V (41), N.H (43), E.Z (44), M.K (30), M.S (37), F.P (27), I.T (29) dhe V.V (39) për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”.

Kundër N.H do të ngrihet kallëzim penal edhe për “përpunim të palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë ose materiale shpërthyese”, ndërsa kundër V.V për “pastrim parash dhe të ardhura tjera”. Pesë personave u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa një personi i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Fjalët kyçe: Armë, konfiskim, Maqedoni, para

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3