Maqedoni, Hahn-Zaev: Reformat të vazhdojnë

Eurokomisioneri, Johannes Hahn, realizoi takimin e tij me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, një ditë pas publikimit të Raportit të Përparimit nga ana e Komisionit Evropian (KE).

Lajme

18/04/2018 10:34

Kryeministri Zaev propozimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE e cilësoi si motiv për të vazhduar përpara.

“Ne jemi të përgatitur për një hap më para. Propozimi i pastër për Maqedoninë është motiv për ne për synimin tonë të vështirë për të arritshëm. Qeveria e Maqedonisë, me energji do t’i vazhdojë reformat që në Qershor ta merr datën për fillimin e bisedimeve. Jemi të vendosur që të vazhdojmë me reformat dhe do të përgatitim plan të ri, që duhet të lidhet me zbatimin e vendimeve të deritanishme. Komisionerin Hahn e falënderova për mbështetjen dhe vlerësimin për Maqedoninë” , tha kryeministri Zaev gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Nga ana tjetër eurokomisioneri Han vlerësoi se kohëve të fundit Maqedonia kohëve të fundit ka bërë hapa të mëdha dhe duhet të vazhdojë kështu sidmos në disa nga çështjet më delikate.

Han porositi që Maqedonia të fokusohet në implementimin e reformave.

“Mendoj se keni filluar mirë dhe është mirë të vazhdoni kështu. Vendi juaj ka shumë talente dhe ju nuk duhet t’i humbisni ato. dy muajt e fundit vendi ka qenë simbol i stabilitetit në rajon, ju keni qenë shembull për të gjithë rajnonin. Marrëveshja me fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe bisedimet me Greqinë janë shumë të rëndësishme. Ne do vazhdojnë tju përkrahim si gjithmonë por tani do ju mbështesim edhe më shumë pasi pamë rezultate”, theksojë Han./zhurnal