Maqedonasit pengojnë shqiptarët të bëhen gjykatës dhe prokurorë

Akademia për gjykatës dhe prokuror publik e Maqedonisë cdo vit hap konkurs për pranimin e kandidatëve të rinjë të cilët duhet të shkollohen 2 vite dhe më pas ata e kanë të garantuar punësimin si gjykatës apo prokuror. Në uebfaqen zyrtare do të publikohen edhe më kriteret dhe mbi 5000 pyetjet për pranim.

Lajme

01/09/2015 19:39

Sipas disa kandidatëve të cilët kanë konkuruar para disa viteve thonë se procedura për tu kyçur në Akademi ëshë tepër e rrënd.

“Thjesht më lehtë mund të punësohesh në udhëheqësin më të lart të PENTAGON-it amerikan, se sa të bëhesh gjykatës në Shkup, kërkojnë disa gjuhë të huaja, teste dhe shumë çertifikata ndërkombëtare që nuk mund të arrihen. Ne shqiptarët me këto kushte asnjëher nuk mund të bëhemi gjykatës”.`

Shqetsimi i kandidatëve shqiptar alarmon se dera për gjykatësit dhe prokurorët e ardhshëm është gati se e mbyllur, por këtë herë me ligj e jo me politikë.

Ndryshe,kandidatët para se të pranohen iu nënshtrohen shumë provimeve të rrënda dhe duhet të të kishin dhënë, mes tjerash provimin e jurispodencës, certifikata ndërkombëtare si:

1.TOEFEL

2. IELTS

3.TOLES

4. ILEC

5.Certifikatë të Kembrixhit-B1

Megjithatë sipas ligjit qëllimi i themelimit të Akademisë është që t’a sigurojë kryerjen në mënyrë profesionale,të pavarur,të paanshme dhe efikase të funksionit të gjykatësit dhe të prokurorit publik, si dhe kryerjen e punëve në mënyrë profesionale dhe efikase të shërbimeve profesionale në gjyqësi dhe prokurori./Tetov1.com