Maqedonasi rreh shqiptarin në Kumanovë

Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale D.P. (36) nga fshati Nagoriç i Ri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale "dhunë".

Lajme

19/06/2017 17:53

Ai më datë 2 maj të këtij viti, rreth orës 3 pas mesnate në banjën Stërnovac në Nagoriç të Vjetër, pa arsye ka ofenduar personin A.M. nga fshati Grushinë, kuse më pas edhe fizikisht e ka sulmuar, duke e goditur me grushta disa herë në kokë.

Më këtë rast i ka shkaktuar lëndim në hundë.