MAPL për mbledhjen e KK të Prishtinës, pjesërisht e ligjshme

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka konfirmuar pjesërisht ligjshmërinë e vendimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të muajit janar të KK, në të cilën është diskutuar për raportimin e ndërmarrjeve publike, siç ka kërkuar edhe kryetari i Komunës dhe siç janë dakorduar edhe asamblistët e KK-së.

Lajme

26/02/2015 17:39

Sipas përgjigjes së MAPL, raportimi ka qenë i rregullt, ndërsa pjesa e dytë, kërkesa në momentet e fundit nga ana e kryesuesit të Kuvendit Komunal për pezullimin e vendimeve lidhur me ndërmarrjet publike, është rrëzuar nga ana e Ministrisë pasi që, sipas tyre, një gjë e tillë nuk është e ligjshme dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë lloj të efektit juridik.

“Tani, pasi që është konfirmuar raportimi, kryetari Shpend Ahmeti i bën ftesë kryesuesit të Kuvendit Komunal që të diskutojë me aksionarët e emëruar nga Kuvendi Komunal dhe të raportojnë para Kuvendit Komunal të Prishtinës, ashtu siç ka qenë kërkesë e këtij Kuvendi”, thuhet në njoftim.