MAPL-ja lanson platformën online për monitorimin e komunave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe organizatat e shoqërisë civile kanë dizajnuar platformat online me qëllim të rritjes së transparencës komunale dhe monitorimin e shërbimeve që ofrojnë komunat, në raport me qytetarët.

Lajme

19/07/2017 11:22

Me qëllim të diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave MAPL dhe organizata të shoqërisë civile kanë organizuar tryezën “Platformat Online mbi Qeverisjen Lokale” ku u tha se ndarja dhe shkëmbimi i eksperiencave ndihmon në forcimin e trasparencës dhe llogaridhënjes punlike, raporton Ekonomia Online.

Ivan Millojevic, këshilltar i ministrit tha se qeverisja lokale përparon çdo ditë dhe se MAPL-ja mbetet e përkushtuar që të ketë një zhvillim të mirë të qeverisjes lokale dhe një qeverisje sa më transaparente në shërbim të qytetarëve.

“Jemi të përkushtuar që të kemi një zhvillim të mirë të qeverisjes lokale dhe krijimin e një politike që është në shërbim të qytetarëve në përputhje me nevojat e tyre. Qeverisja lokale përparon çdo ditë e më shumë dhe përparon në baza ditore. Ne kemi për synim që ti kemi të gjitha organet sa më transparente. MAPL ka ndërtuar akte ligjore që ndihmojnë pjesëmarrjen e qytetarëve ne qeverisje lokale dhe gjithashtu në bashkëpunim me partnerët ka shikuar performancën nëpër komuna dhe sistemit elektronik të kësaj performance”, ka thënë ai.

Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme MAPL tha se përmes të përdorimit të teknologjisë MAPL ka një mekanizëm që qytetarët të jenë sa më të informuar mbi qeverisjen lokale.

“Pavarësish progresit të evidentuar në komuna edhe raporti vlerësues i komisionit evropian shpeshherë na i paraqesin punën e institucionet lokale si punë me prioritet. Përmes përdorimit të teknologjisë ne kemi një mekanizëm të bashkëqeverisjes që qytetarët të jenë të informuar lidhur me punën e komunave. Jam e bindur që bashkërisht mund të vendosim një mekanizëm bashkpunimi ku qytetarët mund të jenë sa më afër me në bashkqeverisje përmes platformave online”, ka thënë ajo.

Peter Welling nga misioni i OSBE-së, tha se transparenca dhe llogaridhënia mbeten synime të ashpra të këtij misioni.

Ai bëri të ditur se OSBE ka ndihmuar komunat që të ndërtohet një sistem që të jetë i përputhur me kartën evropiane që të gjitha të jenë në të mirë të qytetarëve.

“Publiku në përgjithësi ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur për ta mbajtur qeverinë llogaridhënëse dhe transparente. Qeverisja e mirë është një përgjegjësi që ndahet ndërmjet qeverisë dhe publikut pra që kërkon një publik monitorues dhe pjesëmarrës që të sigurohet një qeverisje e mirë. Platformat online në ditë të sotme janë një nga kanalet kryesore të pjesëmarrjes publike. Transparenva dhe llogaridhënia mbetet prioritet i jonë i ashpër. Inkurajoj dhe ju trimëroj që të angazhoheni në mënyrë të mirë për të dhënë mendimet se si mund të përmirësohet pjesëmarrja e qytetarëve në qeverisje”, ka thënë ai.

Avni Sahiti, prezantoi sistemin e performancës së komunave, ku tha se Kosova është lider në rajon sa i përket sistemit të matjes së performancës.

“Gjatë vitit 2015 kemi bërë analizat e përgjithshme për ndërtimin e funksionimit dhe me përkrahje të donatorëve dhe të tjerë aktorëve kemi përfunduar këtë proces dhe në fund të viti 2016 kemi pasur një mënyrë të pilotimit ku na ka treguar që kemi pasur sukses. Qëllimi i sistemit është ofrimi i informatave të përgjithshme gjatë punës nëpër komuna. Në raportin e performancës së komunave për vitin 2016 ku janë 6 komuna që kanë treguar performancë mbi 65 për qind e që pritet një rritje e kësaj përqindje”, ka thënë ai duke shtuar se kyç në këtë proces është autoriteti kombëtar i auditimit i cili auditor të dhënat nëpër komuna.