MAP: Qytetarët do të kenë mundësi të shohin punën e institucioneve të vendit

Qytetarët e Kosovës tashmë do të kenë mundësi të kenë qasje në të dhënat e punëve që kryhen nga Institucionet e vendit.

Lajme

22/11/2017 20:28

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, njoftoi se ka filluar Vlerësimi i Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave në Kosovë – ODRA.

Hapja e të dhënave do të ndikojë në qeverisjen e mirë, rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të administratës publike, raporton lajmi.net.

I gjithë ky proces do të realizohet nga ekspertë vendorë dhe të huaj.

Ekspertja e hapjes së të dhënave Elizabeth Carolan, sqaroi se kjo metodologji ka të bëjë me mekanizmat e angazhimit të qytetarëve dhe gjendjen e kërkesave ekzistuese për të dhëna ndaj qeverisë.

MAP Raportin gjithëpërfshirës do të publikon në muajin mars të vitit 2018. /Lajmi.net/

YouTube player