MAP dhe MASHT nënshkruajnë memorandum me kompaninë Microsoft

Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Arsimit e Kosovës do të nënshkruajnë një memorandum me kompaninë prestigjioze Microsoft për krijimin e shumë mundësive për të rinjtë në Kosovë.

Lajme

09/03/2015 18:54

Qëllimi i këtij memorandumi është të formalizohet korniza e bashkëpunimit në mes të MAP, MASHT dhe Microsoftit, me ç’rast do të mundësohet qasje dhe pjesëmarrje më e madhe në programet, në trajnimet, resurset dhe mjetet teknologjike që cilat janë pjesë e nismave globale të Microsoftit: YouthSpark dhe programi Partner në Mësim.

Sipas kësaj komunikate, bashkërisht do të analizohet përparimi i institucioneve dhe individëve të caktuar, do të promovohen tendencat pozitive, me qëllim që të sigurohet implementimi i teknologjive të reja që do të mundësojnë novacione, përvoja të reja dhe arsim më të mirë.

“Memorandumi do t’i japë dimension të ri, më të thellë dhe më cilësor bashkëpunimit me Microsoft, që do të thotë intensifikim i bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm. Në tre vitet e ardhshme, në partneritet dhe bashkëpunim me Qeverinë, me universitetet, me organizatat joqeveritare dhe me një numër të madh të kompanive, do të krijohen shumë mundësi për të rinjtë në Kosovë, duke e nxitur zhvillimin e potencialeve te nxënësit, studentët, si dhe mësimdhënësit”, thuhet në komunikatë