Manza: Mos rrezikoni bashkëpunimin me NATO-n, Forcat e Armatosura vetëm sipas Kushtetutës – Lajmi.net
Manza: Mos rrezikoni bashkëpunimin me NATO-n, Forcat e Armatosura vetëm sipas Kushtetutës
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 16:46, 19 June 2017
Institucionet e Kosovës nuk duhet të nxitojnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura ka deklaruar të hënën në Prishtinë, zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një ligjërate me temën, “NATO dhe Ballkani Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Manza tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka bërë të qartë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura duhet të kaloj përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Këshilla ime është që mënyra më e mirë për të garantuar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura është transformimi i matur, hap pas hapi, dhe jo vendimet e shpejta”, ka theksuar Manza.

Këto komente ai i ka bërë duke aluduar në nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës përmes ligjit, por i cili më pas ishte tërhequr nga agjenda e Kuvendit, për shkak të vërejtjeve nga NATO dhe vendet perëndimore.

“Lëvizjet e shpejta në këtë proces, siç u tentua muaj më parë, mund të rrezikojnë bashkëpunimin e vendosur për një kohë të gjatë dhe NATO kërkon që ky proces të zhvillohet në harmoni me Kushtetutën”, ka thënë ai.

“Nëse transformimi nuk bëhet në mënyrë të drejtë, mund të rrezikohet gjithë bashkëpunimi”, tha Manza, duke deklaruar se nuk e di as vet se si ta thotë këtë mesazhmë qartë se kaq.

Manza tha se gjatë kësaj vizite në Kosovë ka diskutuar me liderët politik, pastaj me përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarët, përfshi edhe studentët, për të parë se si shihen NATO dhe roli i saj në Kosovë. /REL/

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master
  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble