Mantelbardhët paralajmërojnë protestë

Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës janë takuar me përfaqësuesit regjional dhe ata të QKUK-së, me ç’rast paralajmëruan organizimin e një proteste ditën e mërkurë me datën 29.03.2017.

Lajme

23/03/2017 13:09

Protesta pritet të zgjasë rreth një orë, ndërsa në një minutazhë të kësaj proteste do të jenë prezent edhe mjekët nga emergjenca.

Në qofte se nuk plotësohen kërkesat të cilat i janë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, do të mbahen edhe greva.

Kërkesat e kësaj sindikate janë rritja e pagave, ulja e përqindjes së premiumit për sigurimin e obligueshme shëndetësor, shtyrja e procesit të licencimit deri në fund të 2017-ës, definimi i kompetencave për furnizim me barna dhe material harxhues si dhe statusi i QKMF-ve.