Manolas zbulon emrin e ekipit për sezonin e ri

Kostas Manolas nuk planifikon të largohet nga Roma.

Sport

04/07/2018 11:15

Kostas Manolas u jep fund zërave të merkatos. 27-vjeçari gjatë një interviste bëri të ditur se ndihet shumë mirë te Roma dhe se nuk e mendon largimin.

Ai pohoi se ka zhvilluar një kampionat të mirë me verdhekuqtë dhe se nuk i intereson aspak se çfarë thuhet në media.

Mbrojtësi theksoi se ka rinovuar kontratën me klubin nga “Trigoria”, por ajo që është më e rëndësishme për të është familja e tij, e cila ndihet shumë mirë në kryeqytetin italian.

Manolas pohoi se është normale të dëshirosh të luash për ekipe si Barcelona, Manchester United, Paris Saint Germanin e Bayern dhe se kudo që do të shkonte do të bënte diferencën, edhe te “blaugranat”, por ai shtoi se nuk ka qenë kurrë pranë kalimit në Spanjë.