Manny Pacquiao rikthehet në ring, ja me kë ndeshet

Boksieri filipinas Manny Pacquiao mund të përballet me ish-kampionin e botës në kategorinë WBO në peshën “welter”, Mike Alvarado, duel që mund të zhvillohet në Meksikë, në prillin e këtij viti.

Sport

05/01/2018 17:46

Një duel që do të jetë si nxehmje për legjendarin Pacquiao, që në moshën 39-vjeçare synon të shpallet sërish kampion bote.

Pacquiao do ta shfrytëzojë këtë sfidë si një trampolinë për të dueluar më pas, në pjesën e dytë të 2018-ës, ndaj fituesit të sfidës mes Jeff Horn dhe Terence Crawford, shkruan telesport.al.

Dueli mes Pacquiao dhe 37-vjeçarit Alvarado ishte piketuar për t’u zhvilluar në vitin 2012, por amerikani pësoi asokohe humbjen e parë në karrierë dhe kjo sfidë nuk u zhvillua.

Por tashmë duket se janë krijuar sërish mundësitë që kjo përballje të zhvillohet. Alvarado në karrierën e tij regjistron 38 fitore dhe 4 humbje, ndërsa Pacquiao ka 59 fitore, 7 humbje dhe 2 sfida të mbyllura në barazim. Ndaj kjo përballje konsiderohet si tepër e fortë dhe një nga duelet më interesante për t’u ndjekur gjatë 2018-ës.