Manny Pacquiao i gatshëm për rimeç me Floyd Mayweather

Manny Pacquiao ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për të organizuar një tjetër meç me Floyd Mayweather.

Sport

26/11/2016 21:32

Të dy këta boksier, u përballën në maj të vitit 2015, në meçin që njihet si “meçi i shekullit”.

Pacquaio një muaj më parë u tërhoq nga pensionimi, për të mposhtur Jessie Vargasin.

Por, boksieri nga Filipine, tani dëshiron një meç tjetër me Floyd Mayweather.

Kujtojmë se edhe Floyd Mayweather është në pensionim, por mbetet të shihet nëse do të heq dorë për t’u rikthyer në ring, për një natë tjetër të paharruar në boksin botëror.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.