Mangusta “përleshet” me 3 luanë dhe fiton (VIDEO)

Luani cilësohet si Mbreti i Xhunglës, por duket se para një manguste, e cila ka mbrojtur territorin e tyre ata kanë qenë të pafuqishëm.

Fun

29/11/2017 11:35

Në një video të filmuar në Kenia nga adhurues të botës së egër, ndërsa pritej që mangusta të kthehej në një drekë të shpejtë për luanët, ndodhi ajo që pak kush e mendonte.

Mangusta ka filluar të sulmojë luanët që janë detyruar të largohen kokëulur nga territori i kafshës shumë të vogël.