Mangs: Kam dashur ta vras Ibrahimovicin

Vrasësi i dënuar suedez, Peter Mangs kishte dashur ta vriste Zlatan Ibrahimovicin për shkak të mënyrës së si sulmuesi e kishte parkuar veturën.

Sport

09/05/2015 15:31

Vrasësi i dënuar suedez, Peter Mangs ka bërë të ditur se planifikoi ta vriste Zlatan Ibrahimovicin për shkak të mënyrës së si sulmuesi e kishte parkuar veturën e tij.

Në librin për jetën e tij, Mangs, i cili është i burgosur pas një ngjarje në Malo në fund të vitit 2009 dhe fillimit të 2010-ës, ishte i hidhëruar me yllin e Paris Saint-Germain, që e kishte parkuar Ferrarin e tij në trotuar.

“Nuk kisha armë me vete, por e pash një skenë të krimit. Kam vrapuar në shtëpi për të marrë revolen dhe u desh të kthehesha shumë shpejtë”, shkroi ai në librin e tij.

“Por, mendoja se do të krijohej një tollovi e madhe në media nëse do të vrisja Ibrahimovicin”, shtoi ai.