Mane: Jemi në kërkim të diçkaje speciale

Liverpool po luan një sezon të jashtëzakonshëm deri në këtë pikë, duke qenë edhe liderë të Premierligës.

Sport

12/01/2019 14:30

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp ka bërë punë të mirë edhe në Ligën e Kampionëve ku ka kaluar me sukses fazën e grupeve.

Një nga më të mirët në skuadër, Sadio Mane, beson se skuadra e tij mund të arrijë diçka speciale këtë edicion.

“Po përmirësohemi për çdo sezon dhe kjo është pozitive për ne” ka thënë fillimisht Mane për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Kjo është arsyeja pse ne punojmë fort çdo ditë, të mësojmë, të bëhemi më të mirë e më të mirë” ka thënë tutje senegalezi.

“Është shumë pozitive dhe tani ne po kërkojmë diçka speciale me skuadrën” ka thënë ndër të tjerash Mane.

Liverpool javën e kaluar është eliminuar nga FA Cup, mirëpo janë pretendent serioz për titullin në Premierligë. /Lajmi.net/