Mandzukic në Juventus

Mario Mandzuki është futbollist i ri i Juventusit. Kampioni i Italisë ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e sulmuesit kroat.

Sport

18/06/2015 22:52

Juventus ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e sulmuesit Mario Mandzukic.

Pas largimit të Carlos Tevez, Bianconerët kanë reaguar shpejtë duke siguruar shërbimet e Mandzukicit, ish futbollist i Bayern Munichut, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Çmimi i transferimit raportohet se është 18 milionë euro, Mandzukic do të transferohet shpejt në Torino.