Mandzukic – Man Utd, zbulohet një sekret i verës

Mario Mandzukic nuk deshi të largohej nga Juventus.

Sport

27/08/2018 12:19

Mario Mandzukic zgjoi interesim nga Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se sulmuesi kroat refuzoi interesimin nga “Red Devils” për të mbetur në Torino.

Mandzukic është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegri, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai vendosi të mos largohej nga skuadra kampione nga Serie A. /Lajmi.net/