Mandzukic kryen testet mjekësore te Juventusi

Sulmuesi i Atletico Madridit, Mario Mandzukic ka kryer testet mjekësore te skuadra e Juventusit, para se të nënshkruajë kontratë zyrtare me italianët.

Sport

22/06/2015 11:12

Mario Mandzukic është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të tij nga Atletico Madridi te Juventusi për një shumë prej 18 milionë euro.

Sulmuesi kroat ka arritur në Torino gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa ka përfunduar testet mjekësore me Juventusin vetëm disa minuta më parë.

Juventusi do të paguajë 15 milionë euro para në dorë, ndërsa tre milionë euro tjera do të vijnë nga bonuset, teksa Mandzukic do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare ku do të përfitojë nga 3 milionë euro në sezon.