Mandzukic dhe Bruno Peres nga Serie A në Turqi?

Besiktas kërkon dy përforcime nga Serie A.

Sport

16/05/2018 12:04

Kampionia në fuqi e Turqisë, Besiktas kërkon të bëjë “pazar” në Seria A.

Pas një sezoni jo shumë të mirë, ku me shumë mundësi titulli do të shkojë te rivalët e Galatasary-t, skuadra e Senol Gunes kërkon të përforcohet për sezonin tjetër, duke “piketuar” Mario Mandzukic të Juventusit dhe mbrojtësin e djathtë Bruno Peres të Romës.

Për momentin nuk ka një ofertë konkrete për dy futbollistët, ndërsa gjithçka pritet të mësohet me hapjen e merkatos.