Mancini: Shaqiri s’mund të luajë tërë ndeshjen

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka njoftuar se Xherdan Shaqiri ka stërvitur mirë por ende nuk është në gjendje të luajë një ndeshje të plotë.

Sport

16/01/2015 15:29

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka insistuar se përforcimi i ri Xherdan Shaqiri do të jetë në dispozicion për ballafaqimin e së shtunës kundër Empolit.

Mirëpo, ylli kosovar nuk është ende në gjendje të luajë për 90 minuta.

“Ai ka stërvitur mirë gjatë tërë javës, por nuk mund të luajë tërë takimin”, deklaroi Mancini në konferencë për shtyp.

Shaqiri iu bashkua Interit gjatë këtij afati kalimtar të janarit nga Bayern Munich, në formë të huazimit me blerje të obliguar gjatë verës.

Ai u ftua edhe në duelin e xhiros së shkuar kundër Genoas në Giuseppe Meazza, mirëpo nuk u inkuadrua në lojë.