Mancini: Shaqiri mund të luajë

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se lojtari i skuadrës së tij, Xherdan Shaqiri ka gjasa të luajë në takimin e nesërm kundër Wolfsburgut.

Sport

18/03/2015 17:26

Mancini ka thënë se Shaqiri është mirë fizikisht dhe ka gjasa të luajë disa minuta në takimin e nesërm kundër Wolfsburgut.

“Unë kam biseduar me Dr. Piero Volpin, dhe nëse shoh vetëm një rrezik që ai të lëndohet, atëherë Shaqiri do të qëndrojë në stol”, tha Mancini për media.

“Sidoqoftë, ne kemi më shumë se 24 orë kohë për të menduar, kështu të shohim se çfarë do të bëj ai në stërvitje”.

“Ai është mirë, sidoqftë, ne do të marrim një vendim së bashku me stafin mjekësor të skuadrës”, përfundoi trajneri italian.