Mancini pret ndihmë nga Shaqiri

Trajneri i Interit, Roberto Mancini pret që me përforcimet e reja të arrijë objektiva të rëndësishme.

Sport

09/01/2015 23:51

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka thënë se pret që përforcimet e reja të ekipit, Xherdan Shaqiri e Lukas Podolski, së bashku me ndonjë tjetër në vazhdim të këtij afati kalimtar të janarit, t’i ndihmojnë të arrijë objektiva të rëndësishme.

“Objektivat me përforcimet e reja? Shpresojmë të jenë të rëndësishme dhe t’i realizojmë ato. Duhet të presim deri në mbylljen e afatit kalimtar, pastaj do të shohim”, u shpreh ai.