Mancini, pasardhës i mundshëm i Wengerit!

Roberto Mancini mund të rikthehet në Premierligë. Pas eksperiencës me Manchester Cityn, trajneri italian, aktualisht në Galatasaray, mund të jetë pasardhës i Arsene Wenger në bankinën e Arsenalit. Në rast se trajneri francez vendos të largohet nga Emirates Stadium, atëherë klubi londinez e ka menjëherë alternativën. Mancini është treguar i suksesshëm tek Interi, por edhe…

Sport

30/03/2014 22:29

Roberto Mancini mund të rikthehet në Premierligë. Pas eksperiencës me Manchester Cityn, trajneri italian, aktualisht në Galatasaray, mund të jetë pasardhës i Arsene Wenger në bankinën e Arsenalit.

Në rast se trajneri francez vendos të largohet nga Emirates Stadium, atëherë klubi londinez e ka menjëherë alternativën.

Mancini është treguar i suksesshëm tek Interi, por edhe në Angli, ku ia siguroi titullin e kampionit Manchester Cityt pas një ‘jete’, prandaj ai shihet si trajneri ideal për ta zëvendësuar ‘Profesorin’.