Mancini në Bundesligë, befason me skuadrën

Bayer Leverkusen pas 20 xhirove renditet në vendin e dhjetë në Bundesligë, dhe kjo pozitë po i rrezikon seriozisht punën trajnerit Roger Schmidt.

Sport

13/02/2017 17:21

Mediet gjermane kanë raportuar se Leverkusen ka filluar të interesohet për trajnerët që janë të papunë për momentin, për të gjetur më idealin për skuadrën e tyre, përcjell lajmi.net.

Emri i parë që përmendet, është ai i Roberto Mancinit, ish trajnerit te Interit.

Mancini është i papunë që pas shkarkimit nga Interi, ndërsa emri i tij shpeshherë këto ditë, është lidhur me një rikthim në Premierligë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.