Mancini: Më duhet një mbrojtës

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se dëshiron të blejë një mbrojtës të ri para se afati kalimtar i janarit të mbyllet në mënyrë zyrtare.

Sport

01/02/2015 10:22

Mancini ka thënë se suadra e tij nuk është e kompletuar ende pasi është duke kërkuar të blejë një mbrojtës të ri.

“Për momentin jemi duke punuar për të forcuar pozitë të ndryshme, por nuk është e lehtë të marrësh lojtarë që mund të ndryshojnë gjërat gjatë janarit”.

“A na duhet ndonjë sulmues? Neve na duhen gjëra tjera. Ju e ndërtoni skuadrën nga prapa. Për momentin,  ne kemi vetëm një qendër mbrojtës të gatshëm për lojë. Neve na duhet një mbrojtës dhe ndoshta një mesfushor”, përfundoi trajneri italian.