Mancini kritikon Shaqirin

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka kritikuar Xherdan Shaqirin për paraqitjen e tij të zbehtë në barazimin 1:1 kundër Parmës

Sport

04/04/2015 19:11

Xherdan Shaqiri ishte një prej futbollistëve më të dobët në ndeshjen mes Interit dhe Parmës në Giuseppe Meazza, që u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Në fakt, këtë e ka pranuar edhe trajneri i Nerazzurrëve, Roberto Mancini.

“Shaqiri nuk më ka bindur, njësoj sikurse futbollistët e tjerë”, deklaroi Mancini pas ndeshjes.

“Kam pasur ta zëvendësojë më herët, por Hernandes priti gjashtë minuta derisa topi nuk doli jashtë lojës”, u shpreh ai.