Mancini kërkon Nasrin, Touren dhe Milnerin

Sipas raporteve që arrijnë nga mediat angleze, mësojmë se skuadra e Interit është duke synuar të transferojë treshen e Manchester Cityt, Nasrin, Touren dhe Milnerin.

Sport

12/04/2015 15:07

Sipas raportit të bërë nga Daily Mail, mësojmë se Mancini dëshiron të forcojë skuadrën e Interit gjatë kësaj vere.

Dhe, për ta bërë një gjë të tillë, ai është duke tentuar të transferojë disa yjet e skuadrës së Manchester Cityt.

Bëhet fjalë për treshen, Samir Nasri, Yaya Toure dhe James Milner, lojtarë këta me të cilat ka punuar Mancini te skuadra angleze dhe ka pasur mjaft suksese.