Mancini: Juventus? Jo, ky ekip mund ta fitojë Scudetton

Roberto Mancini ka besim te ish skuadra e tij, Inter.

Sport

08/11/2017 07:28

Roberto Mancini beson se ish skuadra e tij, Inter, mund ta fitojë titullin e kampionit në Serie A.

Ai ka theksuar se “Nerazzurrët” janë ekip më kompakt gjatë këtij stinori.

Dhe, beson se mund ta rivalizojnë Juventusin dhe Napolin në garë për “Scudetto”.

“Inter, E ka filluar mirë sezonin, duket skuadër më e përmirësuar se në vitet e kaluara”, u shpreh Mancini, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse arrin të vazhdojë kështu, mund ta fitojë Scudetton”, theksoi ai. /Lajmi.net/