Mancini: Ja pse nuk luajti Shaqiri

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka treguar arsyen pse nuk luajti Shaqiri asnjë minutë në takimin e djeshëm, duke thënë se ai është ende i ri dhe duhet të mësojë në futbollin italian.

Sport

12/04/2015 10:39

Roberto Mancini ka thënë se Shaqiri është ende një lojtar i ri dhe ka ende mjaft kohë për të mësuar në futbollin italian.

“Shaqiri është ende i ri dhe do të bëhet shumë më i mirë. Sidoqoftë, ai ka arritur në Itali në këtë sezon dhe duhet të njoh ende futbollin italian”, tha Mancini për ndeshjes.

Përndryshe, Interi e mposhti Veronën me rezultat 3-0, duke fituar kështu tre pikë mjaft të rëndësishme nga ky takim.