Mancini: Italia duhet të synojë triumfin në Euro 2020

Roberto Mancini ka thënë se Italia duhet të jetë në mesin e kandidatëve për të fituar Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Sport

04/12/2018 19:50

Kampionati Evropian i vitit 2020 për herë të parë do të organizohet në 12 vende, ndërsa ditën e diel është tërhequr shorti i fazës së grupeve.

Kombëtarja e Italisë është pjesë e grupit J së bashku me Bosnjën, Finlandën, Greqinë, Armeninë dhe Lihtenshtajnin.

“Duhet të jemi gati për Euro 2020”, ka deklaruar Mancini, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne duhet të kualifikohemi për Euro 2020 dhe duhet të jemi një nga kandidatët për të fituar. Ky është objektivi ynë”./Lajmi.net/