Mancini identifikon dy lojtarët në të cilët po e mbështet “projektin e Italisë”

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini duket se ka gjetur dy lojtarët e rinj mbi të cilët e mbështet projektin e tij.

Sport

12/01/2019 14:19

Nicolo Zaniolo i Romës dhe Nico Barrella i Cagliarit  janë dy “diamantët” e Italisë.

Që të dy lojtarët luajnë si mesfushorë. Zanolo luan si trekuartist, kurse Barella preferon të luaj më në qendër.

“Zaniolo luan si trekuartist aktualisht tek Roma, por pasur parasysh fizikun e tij, e shoh atë të luaj në stilin e Pogba” ka thënë Mancini për “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

Njësoj edhe për Barellan selektori italian pati komente pozitive.

“I kam thënë Tardellit se Barella lëviz shumë sikur ai. Ai ka teknikë, kualitet, rrallë humbet topin dhe  është i mirë në ajër edhe pse nuk është i gjatë” ka thënë trajneri italian.

Ka edhe lojtarë të tjerë italian që janë shumë premtues si për shembull sensacioni i Fiorentinas, Federico Chiesa.

Mancini është duke bërë punë mjaft të mirë me skuadrën kombëtare. Ai madje ka ndryshuar stilin dhe tashmë po paraqitet me një 4-3-3 që ka topin në posedim dhe luan futboll të shpejtë. /Lajmi.net/