Mancini i vendosur: Ja kush e meriton Topin e Artë

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, nuk ka aspak dyshime mbi lojtarin që e meriton Topin e Artë këtë vit.

Sport

13/11/2018 18:13

Sipas ish trajneri të Interit, çmimi i Topit të Artë duhet t’i dhurohet Cristiano Ronaldos.

Portugezi po kërkon për të gjashtën herë këtë çmim, ndërsa rivalë këtë herë ka Luka Modricin, Kylian Mbappen dhe Rapahel Varanen.

“Nëse shikojmë se çfarë ka bërë ai sezonin e kaluar, unë mendoj se Ronaldo e meriton Topin e Artë”, ka thënë Mancini, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka arritur diçka të jashtëzakonshme”./Lajmi.net/