Mancini “godet” Guardiolan: Në Premierligë…

Ish trajneri i Interit e Manchester Cityt, Roberto Mancini, i ka bërë me dije Pep Guardiolas se në Premierligë nuk është e lehtë të fitosh titull.

Sport

27/03/2017 18:48

Italiani ka deklaruar se Premierliga dallon nga La Liga dhe Bundesliga.

“Ky sezon ka qenë i vështirë dhe kjo është arsyeja: Në Barcelona ai kishte Messin e Iniestan dhe një ekip fenomenal. Në ligë ishim vetëm  dy kandidatë, me Realin si kundërshtar të vetëm”, deklaroi Mancini, përcjell lajmi.net.

“Pastaj shkoi te Bayerni, ku gjithkush fiton në Gjermani, kështu ai nuk e kishte një jetë të vështirë. Në Angli është diçka krejt tjetër, sepse atje për titull luftojnë gjashtë skuadra”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6