Mancini emërohet selektor i Italisë, ja çfarë ka vendosur De Biasi

Gianni de Biasi kërkon një ekip të ri.

Sport

15/05/2018 12:17

Roberto Mancini është zgjedhur trajner i kombëtares italiane të futbollit dhe për ish-trajnerin e Shqipërisë është sfumuar mundësia për th ulur në stolin e lakmuar aq shumë prej tij.

Por karriera e De Biasit nuk është e lidhur vetëm me kombëtaren ‘azzurre’, pasi ai ka ende dëshirë të ulet në pankinë.

“Jam gati për të stërvitur akoma. Po kërkoj një projekt serioz që të jem protagonist”, u shpreh në një intervistë për Premium Sport ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, që në fillim të vitit u largua nga drejtimi i Alaves, transmeton “Top Channel”.

Për sa i përket zgjedhjes që bëri federata italiane për ti dhënë drejtimin e skuadrës Mancinit, De Biasi e sheh si një lëvizje të mirë. “Mendoj se është zgjedhja e duhur, sepse Italia ka nevojë për dikë që ka në zemër flamurin 3 ngjyrësh”, deklaroi De Biasi.