Mancini: E duam Melon, Medel qëndron

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka konfirmuar interesimin për mesufshorin e Galatasaray, Felipe Melo.

Sport

02/08/2015 21:11

Megjithatë italiani përjashtoi mundësinë për largimin e kilianit, Gary Medel nga skuadra gjatë kësaj merkato.

”Melo është lojtar i cili mund të sjell diçka te Interi, por momentalisht ka kontratë me Galatasaray. Do ta shohim se çfarë do ndodhë”

”Medel? Ne nuk do ta shesim atë. Ne duhet t’i shesim disa lojtarë sepse na lejohen vetëm 25 , mirëpo Medel qëndron pasi nuk është në listën e largimeve. Në anën tjetër mund ta shesim Nagatomon”, tha Mancini.