Manchesteri i kaltër

Manchester Citoi dominoi rivalin e qytetit Manchester United duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1, në duelin e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’ në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë. Citizens triumfuan në derbin e qytetit duke shfrytëzuar mungesën e sulmuesit kryesor të Unitedit, Robin van Persie i cili u tërhoq pak para fillimit…

Sport

22/09/2013 17:55

Manchester Citoi dominoi rivalin e qytetit Manchester United duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1, në duelin e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’ në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.

Citizens triumfuan në derbin e qytetit duke shfrytëzuar mungesën e sulmuesit kryesor të Unitedit, Robin van Persie i cili u tërhoq pak para fillimit të ndeshjes për shkak të një lëndimi.

Sergio Aguero e kaloi Cityn në epërsi pas 16 minutash lojë kurse Yaya Toure në çastet e fundit para përfundimit të pjesës së parë e dyfishoi avantazhin e vendasve.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Aguero realizoi golin e tij të dytë dhe të tretin për Cityn, kurse Samir Nasri e vulosi ‘turpërimin’ e Unitedit.

Ngushëllim për Red Devils shërbeu goli i bukur i Wayne Rooneyt nga goditja e lirë në minutën e 87-të. Kjo është disfata e dytë këtë stinor për Manchester Unitedin nën drejtimin e menaxherit të ri David Moyes.

Kurse, City u ngjit në pozitën e tretë me 10 pikë, dy më pak se lideri Arsenal. United gjendet i teti me 5 pikë. Në ndeshjen tjetër, Tottenham fitoi 1-0 në udhëtim te Cardiff, falë golit nga Paulinho dhe iu bashkua Arsenalit në krye me 12 pikë.