Manchester United nuk arrin më shumë se një pikë përballë West Hamit (VIDEO)

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim përball West Hamit në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës.

Sport

27/11/2016 19:21

‘Djatë e Kuq’ kanë luajtur baras 1:1 me West Hamin në ‘Old Trafford’.

West Ham e nisi mirë takimin kur kaloi në epërsi në minutën e 2’, me anë të një goli të shënuar nga Sakho.

Unitedi u kthye në lojë kur barazoi nëpërmjet Zlatan Ibrahimovicit në minutën e 21’, i cili pranoi një asistim nga Paul Pogba.

Pas kësaj, gjërat u bën më keq për Manchester Unitedin, pasi që Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq.

Me rezultat 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi Manchester Unitedin, duke krijuar raste të panumërta shënimi, por ishin të pafat në konkretizim.

Pas këtij barazimi Unitedi mbetet në vendin e 6 me 20 pikë.


%////#% by nammakudla


%////#% by footballderby

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.