Manchester United, kampion i Ligës së Evropës

Manchester United është kampion i Ligës së Evropës.

Sport

24/05/2017 22:37

Djajtë e Kuq e kanë fituar finalen e madhe kundër ekipit holandez, Ajax.

Skuadra e Jose Mourinhos ishte më e mirë dhe fitoi me rezultat të pastër, 2:0. Golin e parë e shënoi Paul Pogba në minutën e 18.

Tre minuta brenda pjesës së dytë, Henrik Mkhitaryan shënoi nga afërsia me mjeshtëri për 2:0, rezultat që doli të jetë edhe përfundimtar.

Triumfi në Ligën e Evropës i mundëson Unitedit që të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

http://www.dailymotion.com/video/x5nr1fv_ajax-0-2-manchester-united-paul-pogba-and-henrikh-mkhitaryan-goal-hd-24-05-2017-hd_sport