Manchester United kalon në finale të Kupës FA

Manchester United është skuadra e parë finaliste e Kupës FA këtë sezon.

Sport

21/04/2018 20:09

‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur të përmbysin rezultatin ndaj Tottenhamit, për të fituar 2:1 ndeshjen gjysmëfinale.

Skuadra nga Londra e nisi mirë takimin kur në minutën e 11’ kaloi në epërsi me golin e Dele Alli.

Reagimi i Unitedit ishte i shpejtë që barazoi në 1:1 me golin e Sanchez. Kiliani shënoi në minutën e 24’.

Golin e fitores për Manchester Unitedin e shënoi mesfushori Ander Herrera, në minutën e 62’.

Në finale Manchester United do të takohet me fituesin e përballjes Chelsea-Southampton./Lajmi.net/