Manchester United gjen zëvendësuesin e Jose Mourinhos

Manchester United mund të emërojë Ole Gunnar Solskjer si trajner të skuadrës deri në fund të sezonit.

Sport

18/12/2018 16:53

Ish lojtari i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, mund të zëvendësojë Jose Mourinhon në ‘Old Trafford’.

‘Djajtë e Kuq’, sot (e martë), kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin Jose Mourinho.

Sipas ‘The Telegraph’, pasues i Jose Mourinhos te Manchester United mund të jetë ish reprezentuesi i Norvegjisë, Ole Gunnar Solskjaer, përcjell ‘lajmi.net’.

Solskjaer aktualisht është trajneri i Molde, ndërsa ka drejtuar të rinjtë e Manchester United nga viti 2008 deri në vitin 2011.

45 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur 235 herë fanellën e Manchester United në Premierligë, ku ka shënuar edhe 91 gola./Lajmi.net/