Manchester United fiton me lehtësi ndaj Swansea Cityt

Manchester United ka shënuar edhe fitoren e katërt radhazi në Premierligë, duke e mposhtur Swansea Cityn.

Sport

31/03/2018 17:49

‘Djajtë e Kuq’, në një ndeshje të dominuar nga ata, mposhtën 2:0 Swansean, me dy golat e shënuara në pjesën e parë.

Ishte Romelu Lukaku që në minutën e 5’ shënoi për epërsinë e Manchester United, pas një topi të pranuar nga Sanchez.

Në minutën e 20’, ishte Sanchez që u regjistrua në listën e golashënuesve, me një gol të bukur të shënuar, për 2:0.

Ky ishte goli i dytë i Sanchezit në fanellën e Manchester United.

Kjo fitore e pozicionin Unitedin në vendin e dytë me 68 pikë, dy më shumë se Liverpooli i vendit të tretë./lajmi.net/