Manchester United e Liverpool pas Yaya Toure

Yaya Toure mund të largohet nga Manchester City këtë verë. Për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, interesim kanë shfaqur Manchester United dhe Liverpool.

Sport

18/07/2014 11:45

Yaya Toure mund të jetë njëri prej transfereve më të bujshëm të kësaj vere. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Manchester City, prandaj klubet tjera i janë vënë pas.

Sopas tabloidit britanik Daily Star, Toure është bërë objektiv i rivalëve kryesorë të Citizens, Manchester United dhe Liverpool.

Mirëpo, ish futbollisti i Barcelonës nuk e sheh si opsion ideal transferimin tek rivali i qytetit, edhe pse United i kanë bërë gati 40 milionë funte.

Përpos këtyre dy klubeve angleze, për Toure interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germain, por lojtari nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Barcelonë, edhe pse kjo e fundit nuk ka shprehur ndonjë interesim për të.