Manchester City–West Ham, formacionet zyrtare

Manchester Cityt do t’i nevojitet së paku një barazim, për ta siguruar titullin e kampionit në Premierligë. Citizens do të përballen pas pak me West Ham Unitedin në shtëpi.

Sport

11/05/2014 16:18

Manchester City është shumë pranë titullit të kampionit në Premierligë. Cizitens kanë nevojë së paku për një pikë, për ta siguruar titullin e më të mirit në kampionatin anglez.

Ekipi i Manuel Pellegrinit do të përballet me West Ham Unitedin në Etihad Stadium, ndërsa do t’ju mjaftonte vetëm një barazim.

Të dyja ekipet i kanë prezantuar formacionet zyrtare të këtij takimi.

Manchester City: Hart, Zabaleta, Kompany, Demichelis, Kolarov, Garcia, Toure, Nasri, Silva, Aguero, Dzeko.

West Ham: Adrian, Reid, McCartney, Nolan, Tomkins, Carroll, Taylor, Noble, O\’Brien, Diame, Downing.