Manchester City pas talentit të Romës

Skuadra e Manchester Cityt duket se nuk e ka ndërmend të pushojë as në afatin e ardhshëm kalimtar.

Sport

09/12/2018 11:59

“Citizens” tashmë kanë vënë shënjestrën e tyre në Serie A, saktësisht në kampin e skuadrës nga kryeqyteti,  Roma.

“Daily Express” bën të ditur se skuadra e Pep Guardiolas janë të gatshëm të paguajnë 55 milionë euro për shërbimet e yllit Cengiz Under, transmeton lajmi.net.

Under ka edhe katër vite kontratë të vlefshme me skuadrën e Romës, por është lojtari me pagën më të ulët në skuadër.

Në kërkim të turkut janë edhe skuadrat si Tottenham, Arsenal dhe Chelsea.

Por, konkurrenti kryesorë i Manchester City për Under vjen nga Bundesliga dhe quhet Bayern Muncih. /Lajmi.net/