Manchester City ka skuadrën më të shtrenjtë në histori të futbollit, ja kë lë pas

Manchester City është skuadra me e shtrenjtë në histori të futbollit.

Sport

12/02/2018 16:47

Një studim i Observatorit të Futbollit ‘CIES’ tregon se udhëheqësit e Premierligës kanë skuadrën më të shtrenjtë në histori të futbollit, e cila u ka kushtuar 878 milionë euro.

Manchester City ka lënë pas skuadrën rivale në tregun e transferimeve, Paris Saint Germian.

Francezët janë skuadra e dytë me verën prej 805 milionë euro, dhe kjo shumë u rrit dukshëm pas transferimit të Neymar për 222 milionë euro nga Barcelona verën e kaluar.

Manchester United zë vetëm vendin e tretë me 747 milionë euro, para Barcelonës, skuadra e të cilëve ka kushtuar 725 milionë euro, Chelsea 592 milionë euro dhe Real Madrid zë vetëm vendin e gjashtë, me skuadrën që ka vlerën e 497 milionë euro./Lajmi.net/